ZHGËNJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN, K.Traboini, Pantheon 2012




ZHGËNJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN – esè, K.Traboini, 
Pantheon Books 2012

Libri ndahet në katër kapituj me trajtesa sipas problematikave që rrok këndvështrimi i autorit. Hapet me esenë që i jep titullin librit “Zhgënjimi i Ambasadorit  Amerikan”,  shkrim ky i përkthyer edhe në anglisht “The Disappointment of the U.S. Ambasador”.  Në kapitullin e dytë: “Histori me histeri nuk shkruhet” mbartet shqetësimi qytetar për politika personale nga pozitat e pushtetit, herë-herë imponuese sa të krijojnë përshtypjen e reminishencave me të kaluarën e trishtë ku gjithçka në jetën e njeriut imponohej nga lart me dhunë. Trajtohen edhe probleme të figurave historike apo lajthitjeve të historianëve të cilët anipse jetojnë në një kohë tjetër nuk dalin dot prej skemave konceptuale atavike të së djeshmes.
Brainwashing- trushplarja” është kapitulli tjetër me esè në të cilin trajtohen efektet e mbrapshta të politikës  dhe medias mbi njerëzit,  të cilët ndodhen nën një presion thuaj të përditshëm të propogandave partiake, sikur çdo ditë e vitit dhe çdo orë e ditës të jetë një fushatë demagogjike zgjedhjesh, apo paradokset e moskuptimeve të krahëve të politikës, ku e djathta del me parulla majtise dhe e kundërta, sepse asnjë krah i politikës nuk ka një program të qartë dhe ky kaos politik krijon efektet e veta edhe në popull ku me shumë se njerëz që përkrahin ide, shfaqen thjesht fansa liderësh partiakë.

Fragment nga gazeta “Tirana Observer” nr. 1023(2223) f.16,  9 shtator 2012


Libri ka 194 faqe e kushton 
700 leke/10 $/ 10 €/