“U DASHKA TË DAL NATËN VONË” poezi, K. Traboini, Pantheon 2012

“U DASHKA TË DAL NATËN VONË” poezi, K. Traboini, Pantheon Books 2012

 “U dashka të dal natën vonë” dominohet nga lirika qytetare, shqetësimet e tundimet e autorit si qytetar i këtij vendi ku nuk mund të rrijë indiferent  për çka konstaton në jetën shoqërore. Edhe kur ndodhej larg ai kurrë nuk e ndau veten prej asaj çfarë ndodhte në mënyrë të përditshme në Atdhe, e këtë e shpreh jo vetëm poezia, por edhe librat e tij me esé që trajtojnë problematikat e kohës.
Një prej kapitujve të vëllimit me titull “Ode për Shkodrën” poezitë i kushtohen qytetit të lindjes, ato bulëzojnë në vargjet emocionuese të fëmijërisë së nxehtë përvëluese e në poezitë e mallit shkruar përtej oqeanit në mërgim. Këtë dashuri për vendlindjen autori e shfaq me emocione edhe në esenë hyrëse të librit  “Poetika e fëmijërisë në rrugën Badra” një meditim si një rrugëtim i gjatë i përhershëm, i pandalshëm e herë-herë i stërmundimshëm, si dhe rrethanat në të cilat lind arti poetik.
 


Libri ka 136 faqe dhe kushton 
500 lekë / 5 $/ 5 €

ISBN: 978-9928-140-66-1