NOKTURN, poezi, Kolec Traboini 2004


 NOKTURN, poezi, Kolec Traboini 2004

…Me një temperament poetik shpërthyes dhe me ngulitjen e objektit poetik në shtresimet më të çoroditura të realitetit të ditëve tona, poezitë e këtij cikli (të vellimi "Nokturn") rrugëtojnë në vazhdën e poezisë shqipe të Migjenit dhe, përgjithësisht, të poezisë sonë të viteve ’30. Duke ndryshuar objekti poetik i motiveve, nga cikli në cikël, ndryshojnë edhe tonalitetet e shprehjes figurative, figuracioni bëhet më i kadiftë, siç e kërkon bukuria e ndjenjës dhe freskia e burimeve të frymëzimit dhe, aty-këtu, shijohen pasazhe meditative dhe shprehje sentencioze të qëlluara. “Shën Valentini poet”- është erotika në frekuencat e larta të një përjetimi sensual si e vetmja alternativë, “Alternativë tjetër, në këtë botë, nuk ka” . Ndërsa, “Vjeshtë italiane” të kujton Migjenin që pikëllohej, vuante dhe revoltohej në vargun “vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona”.

 ANTON ÇEFA, "Dielli" vol.95 Nr.3 2004 dhe " Illyria " Nr.1396 19-22 Nëntor 2004.




Vazhdon  ------->  shtyp linkun Older Posts