FAJIN E KA HEKUBA/ poezi/ K. Traboini/ Pantheon 2014

FAJIN E KA HEKUBA/ poezi/ K. Traboini / Pantheon 2014


TRABOINI: POET ËSHTË AI QË SHKRUAN DHE NUK THOTË QË ËSHTË POET

TIRANË - Kolec Traboini, një emër i cili është prezent në botën e madhe të letrave, i ftuar në emisionin “Tete a Tete” në “A1 Report”, ka përcjellë të gjithë ndjeshmëritë, duke pranuar se “të shkruash do të thotë të japësh, një dhënie e drejtpërdrejtë me lexuesin”. Poeti flet me mjaft dashuri për atdheun, ndërsa pranon se i ka dhënë gjithçka.
“Atdheu të dha mençurinë dhe në sajë të mençurisë të dha gjithçka në jetë”, u shpreh Traboini, ndërsa kujton edhe vargjet që ka thurur për emigracionin.
Kolec Traboini vjen me poezi, mjaft elegant, ndërsa shpirti i madh dhe i bukur i poetit, shpalos të gjithë materialin e tij.
“Poet është ai që shkruan dhe nuk thotë që është poet. Poeti nuk është i privilegjuar nga natyra, është një njeri i zakonshëm”.
Traboini duke u ngacmuar nga profesioni, nuk nguron të thurë diçka.
“Ashtu siç kompozitori përkthen në tinguj, ka diçka poetike edhe tek gazetari. Gazetari ka humbur bukurinë. Gazetari duhet të ngrejë probleme, është fjala, në mënyrën sesi e ndërton. Gazetari duhet të jetë afër nga letërsia dhe ta sjellë në mënyrë të bukur. Ai që lexon, të ndjejë kënaqësinë e të lexuarit”, u shpreh Traboini.
I pyetur nëse ekziston një formulë për të krijuar poezinë, poeti u përgjigj: “Nuk ka një sekret. Poeti ka një letër të bardhë përpara. Ka një kontratë me veten”. Ai pranon se shkruan tematika për të cilat i ndjen, sikundër të ngacmojnë të tjerët me anë të penës së tij. Pas nuk lihen edhe shkaqet ekonomike, për të cilat mund të mos botohen në kohë librat.

Gazeta “Shqiptarja.com”
Online 15 shkurt 2014