BUKURI SHKODRANE, esè, Kolec Traboini 2007

 


BUKURI SHKODRANE, esè, 
 Kolec Traboini 2007

KOHA E PROSTITUTAVE, poezi dhe etyde, Kolec Traboini 2007.

 
KOHA E PROSTITUTAVE, poezi dhe etyde, 
Kolec Traboini 2007.

117 poezi dhe 10 tregime në 156 faqe.

TRINIA IME, poezi K.Traboini 2006

TRINIA IME, poezi K. Traboini 2006

88 poezi ne 136 faqe botim
i Shtëpisë Botuese Globus R.

LUFTA E MALEVE 1911, Kolec Traboini 2006




Libri i Kolec Traboinit, konceptuar e realizuar si një vëllim në të cilin janë përmbledhur ese, artikuj publiçistikë, një poemë, fletë ditari,letra, deklarata, fotografi nga arkivi i Geg Marubit, faksimile, etj., i përket prozës dokumentare...
Libri, që ka lajtmotiv maksimën e Marin Barletit “Gjithsëkush shkon në rrjedhën e gjakut të kombit të vet”, vlerësuar nga shkrimtari e publiçisti Kolec Traboini si mesazh për brezat, mbyllet me listen ëmrore të 41 trimave të Traboinit, rënë dëshmorë, që nga 23 Marsi 1911 e deri me 5 tetor 1920. Vëllimi "Gjurmë në histori" përfaqëson një prozë dokumentare, por edhe një përvojë krijuese për hulumtimin e figurave të atdhetareve tanë, lënë në harresën e kohës. 
 
Dr. HAMIT BORIÇI
Bashkëpunëtor i Vjeter Shkencor Zyrih, qershor 1998


PS: Not for sale, it is not in stock /
Nuk gjendet në shitje/Back in front.

E VËRTETA PËRVËLUESE E ARISTIDH KOLËS, esè, Kolec Traboini 2005


E VËRTETA PËRVËLUESE E ARISTIDH KOLËS, esè, Kolec Traboini 2005

"E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias" është një libër me shkrime dhe ese të ndryshme, që lidhen me të vërtetën e studiuesit arvanitas Aristidh P. Kolia (1944-2000) si dhe të popullsisë arvanitase në Greqi, të cilës racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke (si në të djeshmen historike por edhe në të përditshmen aktuale) përpiqet me të gjitha mjetet ti shuaj indentitetin si popull, si gjuhë, si kulturë e tradita. Aristidh Kolia ishte ai që qoftë si president i arvanitasve të Greqisë, qoftë si shkrimtar, studiues, historian publiçist, zgjoi popullin e vet dhe e vuri në udhën e dinjitetit historik e në këtë pikpamje ai është Prometeu i Arvanitasve. Dhe për këtë ata e vranë, së pari fizikisht e së dyti, përjetojnë dëshirën e eger që sa të jetë e mundur, të vritet moralisht edhe vepra e tij shumëdimensionale.
 Me studiuesin Kolia, autori pati rastin të njihet personalisht gjatë kohës që jetonte në Athinë dhe të krijojë një miqësi të vërtetë, njohje që i sherbeu për të paraqitur një sërë artikujsh në të cilat shfaqet jo vetëm universaliteti i ideve të Aristidh Kolias por edhe të shtjellohet me tej idea se përse këtë personalitet të madh e vranë në mënyrë të sofistikuar siç historikisht kanë vrarë edhe udheheqës të tjerë arvanitas, herë me plumb pas shpine, herë me helm në kafe e në kohrat moderne me radioaktivitet vdekjeprurës.
Në 310 faqet e librit përmblidhen edhe ese e shkrime të tjera relevante, që kanë të bëjnë me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, aspekte historike e aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, mbi artin e letersinë etj. Eshte botuar nga shtëpia botuese GlobusR, Tiranë 2005. 



 PS: Not for sale, it is not in stock /
Nuk gjëndet në shitje/Back in front.

REQUIEM PËR NJË GJETHE, nga Kolec Traboini, poezi 2005


 REQUIEM PËR NJË GJETHE, poezi, Kolec Traboini, 
Globus R 2005, 242 poezi, f.248

…në trupin e tij e në shpirtin e tij ai i ka të regjistruara si poet mbresat e pikëllueshme nga jeta-refugjat në Greqi, të cilat i përjetoi me hallet e emigrantit dhe i gjykoi me dinjitetin e shqiptarit malësor e fisnik. Mbi të gjitha Traboini paskish qënë një poet i padukur shumë, që pati ecur mes kolegësh vetëm me fragmente shushurime. Vargjet në mërgim po bënin biografinë më të saktë të shpirtit të tij dhe të karakterit të tij shqiptar.

AGIM SHEHU, Gazeta " Illyria " # 1475, 6-8 shtator 2005, Nju Jork.



....një hulli e bukur, e ndjerë , befasuese sa spirituale aq dhe jetësore përplot nerv problematik.  Mendoj se një nga arsyet që na pelqen poezia e Traboinit është se ai nuk e kërkon atë ,  ajo vjen dhe ai s’mund ti rezistojë  ngasjes hyjnore. E shoh pezull midis qiellit dhe tokës në një përpjekje për të përzierë blunë divine  të qiellit me kafen e errët të dherave me heronj, dështakë dhe të vdekur. Dhe kjo kryhet natyrshëm,  pa sforcim, me lirizëm, gjetje tronditëse , figura të kthjellëta si ozoni pas shiut.  Ajo që të bën veçanërisht përshtypje është thjeshtësia. Traboini di të komunikojë me emocion. Le mbresë. Kuturisem të zbuloj gjendjen e tij shpirtërore aspak të favorshme për atë si individ, por të lakmueshëm si poet...




ROLAND GJOZA, New Jork,  9 dhjetor 2007