E VËRTETA PËRVËLUESE E ARISTIDH KOLËS, esè, Kolec Traboini 2005


E VËRTETA PËRVËLUESE E ARISTIDH KOLËS, esè, Kolec Traboini 2005

"E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias" është një libër me shkrime dhe ese të ndryshme, që lidhen me të vërtetën e studiuesit arvanitas Aristidh P. Kolia (1944-2000) si dhe të popullsisë arvanitase në Greqi, të cilës racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke (si në të djeshmen historike por edhe në të përditshmen aktuale) përpiqet me të gjitha mjetet ti shuaj indentitetin si popull, si gjuhë, si kulturë e tradita. Aristidh Kolia ishte ai që qoftë si president i arvanitasve të Greqisë, qoftë si shkrimtar, studiues, historian publiçist, zgjoi popullin e vet dhe e vuri në udhën e dinjitetit historik e në këtë pikpamje ai është Prometeu i Arvanitasve. Dhe për këtë ata e vranë, së pari fizikisht e së dyti, përjetojnë dëshirën e eger që sa të jetë e mundur, të vritet moralisht edhe vepra e tij shumëdimensionale.
 Me studiuesin Kolia, autori pati rastin të njihet personalisht gjatë kohës që jetonte në Athinë dhe të krijojë një miqësi të vërtetë, njohje që i sherbeu për të paraqitur një sërë artikujsh në të cilat shfaqet jo vetëm universaliteti i ideve të Aristidh Kolias por edhe të shtjellohet me tej idea se përse këtë personalitet të madh e vranë në mënyrë të sofistikuar siç historikisht kanë vrarë edhe udheheqës të tjerë arvanitas, herë me plumb pas shpine, herë me helm në kafe e në kohrat moderne me radioaktivitet vdekjeprurës.
Në 310 faqet e librit përmblidhen edhe ese e shkrime të tjera relevante, që kanë të bëjnë me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, aspekte historike e aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, mbi artin e letersinë etj. Eshte botuar nga shtëpia botuese GlobusR, Tiranë 2005. 



 PS: Not for sale, it is not in stock /
Nuk gjëndet në shitje/Back in front.