“FLAMURI NË DEÇIQ 1911” Palok Traboini, Pantheon 2012.


“FLAMURI NË DEÇIQ 1911” Palok Traboini, letërsi dokumentare, 
Pantheon Books 2012.


Një libër mjaft interesant me zbulesa mbi Kryengritjen e Malësisë së Madhe në vitin 1911. Kapitulli i parë përfshin veprimtarinë e Palok Traboinit si një ndër publicistët e parë të Pavarësisë me shkrimet në gazetën “Bashkimi” të Dom Ndoc Nikës, duke përshirë artikuj e kryeartikuj. Ndër to ka shkrime si “Lidhësia forcon kombin” në të cilën kërkohet një unitet kombëtar për të patur përparim mes kombeve të tjerë të Europës, shkrime mbi ilirët e pellazgët që evokohen qëllimisht për të ngjallur krenarinë si komb i lashtë, për përhapjen e arsimit e të dijes në popull apo edhe për plagën e thellë shoqërore të gjakmarrjes.
Në kapitullin e dytë me dorëshkrime shkollore vijnë të përkthyer nga frëngjishtja disa prej shkrimeve që mbajnë vitin 1908 si ai për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, për Washington-in, Ligurkun si dhe disa ngjarje nga jeta në shkollën e mesme teknike italiane në Shkodër ku ai ka qenë student.
Palok Traboini me Ded Gjo Lulin dhe At Gjergj Fishten
Padyshim interesin më të madh e ka poema “Lufta e maleve” e shkruar në Prizren në vitin 1911, në të cilën ai duke qënë pjesmarrës aktiv në Kryengritjen e Malësisë së Madhe e përshkruan këtë ngjarje të madhe historike me rreth 1700 vargje. Një poemë epiko-historike me ngjarje dhe heronj realë në qendër të cilit është Ded Gjo Luli. 

Për këtë libër ka shkruar  edhe gazeta “Dielli” New York, botim special November 2012, Vol 103, Nr. 11, 103 rd Year.
 

Libri është 216 faqe dhe kushton 
700 lekë/ 10 $/ 10