ÇAMËRI - ZEMRA IME antologji poetike,Pantheon, Prishtinë 2014


“ÇAMËRI - ZEMRA IME” antologji poetike, 
Pantheon Books, Prishtinë 2014
Për Çamërinë janë shkruar edhe më parë Antologji poetike, ku në dhjetë vjetëshin e fundit janë publikuar tri sojësh, njëra nga poeti Ali Podrimja, tjetra e hartuar nga Ahmet Mehmeti, e tani Antologjia më e re e hartuar nga poetja Fatime Kulli dhe poeti Kolec Traboini me titull “Çamëri zemra ime“.  Në këtë libër janë të përfshira poezi të poetëve çamë, poetëve nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës, të cilët me vargjet e tyre treguan seriozitetin e tyre si në gjetje të brumit poetik përkushtues, por edhe në forcimin e vargjeve të poezive të tyre për këtë pjesë të etnikumit shqiptar.
Në libër janë përfshirë poezitë e rreth 70 autorëve si dhe një kapitull për familjen Dino të Çamërisë që ka nxjerrë figura por edhe tre vëllezërit artistë Arif Dino poet, Ali Dino piktor dhe Abedin Dino artist shumëdimensional, piktor, kineast dhe poet.


Libri ka 216 faqe e kushton 
700 lekë / 5 $/ 5 €