BALADA E LARGËSIVE-Album, Athinë 1995

BALADA E LARGËSIVE-Albumi poetik i emiganteve, Traboini, Athinë 1995


  Kështu njëri prej këtyre emigrantëve, i mirënjohuri Kolec Traboini,  botoi në Prill 1993, gazetën “Egnatia…, botoi gjithashtu të parën antologji me poezi të emigrantëve shqiptarë në Greqi me titull ”Ballada e largësive”. Kjo veper, për mendimin tim, do të mbetet në mënyrë të qëndrueshme në poezinë shqiptare, sepse  ato nuk vinë nga  poetët e mëdhej shqiptarë,apo poetë të njohur, por është një krijimtari e shkruar në ato kushte që vetëm ata emigrantët mund ti përshkruajnë me ato ndjenja poetike dhe të japin vepra që e prekin zemrën tonë.


ARISTIDH P.KOLIA (1944-2000),  “Arvanon”, Nr.1 f.30, Janar-Mars 1998, Athinë.

Antologjia e shkrimtarit dhe e gazetarit Kolec Traboini, përfshin tridhjetë e dy autorë nga Shqipëria të cilët kanë ardhur si emigrant në Athinë. Ana tjetër e realitetit, pertej shfaqjes së pistë të parasë. Mësues, mjekë, të diplomuar lajnë pjata, pastrojnë, ruajnë fëmijët, punojnë në ndërtim, nëpër shtëpi dhe jetojnë nëpër bodrume. Punë të paimagjinueshme dhe tragjike, një poezi, e cila megjithëse nuk ka teknikën e përsosur, shpreh një gjëndje, një dëshmi...

 

KOSTAS VALETAS, shkrimtar grek, Revista "Radiotelevizioni", faqe 78, Athinë 1995.